Është vetëm çështje minutash: Ju do të shkoni të merrni një kuti qumësht. Është një lagje e sigurt dhe moti është i bukur. Fëmija juaj dyvjeçar do të jetë mirë në makinë, vetëm për pak minuta, kështu?
Absolutisht jo. Asnjëherë. Për asnjë minutë, në asnjë rrethanë. Edhe në një mot të butë temperatura brenda makinës së parkuar, mund të rritet në mënyrë të shpejtë, sa mund të shkaktojë rrezik për jetën tek fëmijët e vegjël. Me temperaturat e larta të këtij viti, 15 fëmijë kanë humbur jetën nga i nxehti në SHBA teksa janë lënë vetëm në maikinë, sipas “Consumer Reports”. Një vit më parë kjo shifër ishte dy herë më e lartë.
Ka pasur raste që fëmijët janë futur në makinë pa mbikëqyrjen e të rriturve dhe nuk kanë ditur si të dalin jashtë, kështu që është e rrezikshme edhe t’i lejosh fëmijët të luajnë pranë makinave të parkuara. Ka pasur raste gjithashtu që fëmijët, gjatë nxitimit janë harruar në sedijen e pasme.
Rezultatet mund të jenë katastrofale. Temperatura në trupin e të vegjëlve mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se tek të rriturit, duke shkaktuar ndoshta dëme të përjetshme në organe ose vdekje.
Ju mund të mendoni se kjo s’ka për të ndodhur kurrë në një familje si juaja, por mund të ndodhë. Kjo ndodh zakonisht kur prindërit, ose dadot ndryshojnë rutinën e përditshme, si psh, të duhet të marrësh fëmijën me vete rrugës për në punë. Në fakt mbrojtësit e sigurisë rekomandojnë të mbani në sediljen e pasagjerit një kafshë pellushi ose një lodër tjetër për të kujtuar që keni një pasagjer me vete. Gjithashtu, ju mund të vendosni në sedijen e pasme telefonin, çantën apo portofolin, diçka që e dini që do t’ju duhet në ndalesën e rradhës.
Ja disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në makinë:
- Mbajini dyert e makinës dhe bagazhin mbyllur, mbani larg nga fëmijët çelësat dhe pultin e makinës.
- Mësojini fëmijës suaj si të përdorë alarmin e emergjencës. Nëse makina juaj është e vjetër dhe nuk e ka, kërkojini mekanikut tuaj t’ju instalojë një, mundësisht me shkëlqim në errësirë ose dorezë.
- Nëse shihni një fëmijë brenda një makine të parkuar, pa praninë e një të rrituri, konsiderojeni emergjencë dhe lajmëroni policinë. Në qoftë se shihni që fëmija është i pandërgjegjshëm dhe nuk zgjohet ndërsa ju bëni zhurmë, ajrosni makinën, edhe nëse do t’ju duhet të thyeni xhamin.
- Edhe pse fëmija mund të duket mirë pas ekspozimit në temperatura të larta, duhet të kontrollohet tek një mjek sepse mund të ketë dëmtime në organet vitale. Merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse fëmija është shumë i nxehtë kur e prekni, me ose pa djersë, ose ka një bllokim apo duket i çorientuar pas ekspozimit në diell.
- Lëreni makinën të freskohet para se të vendosni fëmijën. Materiali i sedijes mund të djegë lëkurën e tij.
- Vlerësoni kushtet: Nëse ajri dhe sipërfaqet e makinës janë të pakëndshme për ju, ato janë të rrezikshme për fëmijën.
Mos e nënvlerësoni rrezikun e mbinxehjes tek makinat e parkuara! Përkujdesja më e pagabueshme dhe më e thjeshtë është: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm!