Mbesa e Berishës: Gjyshërit e mi bien në dashuri çdo ditë

Mbesa e kryeministrit të vendit, Dasara Malltezi ka treguar përmes një postimi në “Facebook” anën njerëzore të njeriut të hekurt, që udhëhoqi Shqipërinë në tetë vitet e fundit... “Për shumë njerëz ky është thjesht një çift ku figura politike lë në sfond çdo gjë tjetër. Epo ja diçka jopolitike që do t’ju ndryshojë mendimin! Ky çift ka qenë i martuar për 42 vite dhe akoma kanë atë dashuri sikur të jetë dita e parë. Bien në dashuri me njëri-tjetrin çdo ditë nga e para. Është diçka shumë e rrallë! Këta janë njerëzit që më kanë suportuar më shumë nga të gjithë, për çdo gjë që kam bërë. Njeriu që gëzohet më shumë se dhe vetë unë, kur arrij ndonjë gjë sado të vogël është gjyshi im. Është Lili që bën ushqimet më të mira që kam provuar ndonjëherë dhe ajo që të jep këshilla si gjyshe, si nënë, si shoqe. Dhe është ky çift, që mund të ketë qenë në dhjetë mitingje, inaugurime, takime e aktivitete të ndryshme në ditë dhe prapë gjejnë gjithmonë kohën për të folur së bashku. Kjo nuk është foto elektorale, por thjesht fotoja e një pjese të familjes time. Foto e njerëzve më suportues dhe inspirues për mua. Para së gjithash unë tek këta njerëz shoh dashuri të pakushtëzuar, dashurinë e familjes. Janë familja më e mirë në botë, familja më perfekte në botë, familja që nuk mund të ndërrohet as për gjënë më të mirë në botë sepse kjo është familja ime and ‘I love them endlessly’!”, ka shkruar vajza e vajzës (Argita) së Sali Berishës, duke publikuar edhe këtë foto me gjyshërit.