Lori, vajza e Dritan Hoxhës tërheq vëmendjen me “Lamborginin” e saj luksoz (FOTO)
Mesa duket, edhe ajo si babai i saj i ndjerë, ka pasion makinat sportive. E kemi fjalën për Lorin, vajzën e madhe të Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Medias”. Kur Lori mbushi 18 vjeçe, mori si dhuratë nga e ëma një makinë “Lamborgini”, e cila thonë se kushton diku rreth 150 mijë euro. Natyrisht që me një makinë kaq të bukur, Lori nuk mund të kalojë pa rënë në sy. Si në këtë foto që ka kapur paparazzi ynë, ku në rrugë shumë kalimtarë kuriozohen se kush mund të jetë duke e ngarë një makinë kaq të shtrenjtë.