Neymar nuk lëviz drejtë Barcelonës pa këtë bukuroshe (FOTO-LAJM)

Një prej futbollistëve më të talentuar ndonjëherë, Neymar nuk do të mbërrijë në Barcelonë i vetëm. 22-vjeçari do të shoqërohet nga e dashura e tij, aktorja adoleshente Bruna Marquezine, tepër e famshme në Brazil për pjesët e luajtura në disa telenovela dhe lidhjen me “heroin” e Kupës së Konfederatave. 17-vjeçarja, ashtu si i dashuri i saj që do të ketë shansin e artë që të bëjë hapin e madh të karrierës në Europë, me zhvendosjen në Spanjë do të ketë gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për të bërë emrin e saj të njohur përtej kufijve të Brazilit. /albeu