Video: Macja që sillet sikur qen!

Është fakt se macet mbretërojnë në internet dhe shumë kompani i shfrytëzojnë ato për t’i reklamuar produktet e tyre. Për kampanjën reklamuese “Be More Dog”, kompania britanike për telekomunikime O2, e shfrytëzoi macen në mënyrën e vërtetë dhe e bëri atë hit në internet. Maçorri Tom, i cili vrapon pas veturave, kërcen në ujë, e kap shkopin, u bë një yll i vërtet në internet pasi u publikua kjo reklamë.