Gaga will return to the Beyonce concert

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore. Njoftohet se këngëtarja 27-vjeçare do të paraqitet në koncertin e Beyonces në New York këtë verë. Nëse këto njoftime janë të vërteta, atëherë ky do të jetë rikthimi i madh i saj në skenë pas operimit në ije. Tre muaj më para, Gaga u detyrua t’i anulojë koncertet e mbetura në kuadër të turneut “Born this Way”, pasi u diagnostikua me inflamacion të rëndë. Ajo madje një kohë e ka kaluar në karrocë invalidësh. Por tash është riaftësuar dhe e gatshme t’u kthehet fansave të saj.