http://www.mash.gov.al/File/matura/2013/rezultatet/matematike-2013-rezultatet.pdf
Leonora returns
Leonora Poloska decided to return her to do the scene with a different appearance. It is the conclusion of a new song, which will bring together with video, produced by "Max Production".
The song for which the singer did not give the exact name, is likely to be titled "I need your love", is working hammer and Leviathan of "chaos" and will be promoted on Sunday's episode "A coffee Labin."
"The song is a dance, is preparing for the summer season, where I appear a little different than at other times. So is a clip summer, beach, etc., "she told" Voice ".
After this project, Leonora plans to conduct two duets, one song will be a Bulgarian singer, while others with an Albanian singer. ]]
Rilindi të bëhet baba, Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’
Përderisa pop ylli, Tuna Sejdiu, po kënaqet me sukseset e arritur së fundmi, nga ana tjetër ish-bashkëshorti i saj do të bëhet baba, por me një femër tjetër.
Rilind Reka, i cili ka lënë prapa romancën me Tunën, ka gjetur veten në krahët e bashkëshortes së tij, Besës, me të cilën është duke e pritur dhe fëmiun e parë.
Për momentin Besa dhe Rilindi gjenden në SHBA ku ata janë në pritje të lindjes së fëmiut të tyre, kjo pasi edhe Besa jeton dhe vepron për shumë vite në Amerikë.
Jeta në dashuri për Rilind Rekën ka shkuar shumë mirë pas ndarjes nga Tuna, duke vendosur që të krijojë familje me një femër tjetër, e ndërsa Tuna... ehh Tuna vazhdon ta rrahë ‘zogun’ në karrierën e saj të jashtëzakonshme.
Rilindi dhe Tuna ishin të martuar para disa vitesh, por martesa e tyre zgjati vetëm pak ditë, pasi besohet se bukuroshja shkupjane refuzoi t’i bindej kërkesave të ish-bashkëshortit të tij për të ndalur angazhimet dhe agjendat e ngjeshura të karrierës së saj muzikore.
Lepurushja shqiptare e Playboy-t gjerman

Entela Resuli
-Deri para një muaji nuk kishim dëgjuar shumë për të, por kur fotot e saj dolën në revistën PlayBoy në Gjermani ajo pushtoi të gjitha mediat, edhe në Shqipëri. Për herë të parë një shqiptare është bërë pjesë e kësaj reviste dhe kjo është Iris Shala nga Prishtina. Vajza me ambicie në fushën e modës dhe të aktrimit është në rrugë të mbarë për synimet që i ka vënë vetes. 23– vjeçarja jeton në Graz në Austrisë, por dëshiron që në të ardhmen të vendoset në Nju Jork për të punuar dhe jetuar. Ka pasur disa eksperienca të suksesshme në aktrim, ndërsa tani dëshiron t’i përkushtohet botës së modelingut. Për herë të parë, ajo flet në një intervistë për “Shekullin” ku tregon rrugën që ka ndjekur dhe dëshirat që ka. Për të siguruar fotot origjinale të botuar në revistën gjermane, gazeta ka komunikuar me menaxheren e komunikimit në këtë revistë, Nina van Splunter. Nëpërmjet postës elektronike ajo na ka siguruar fotot origjinale që i janë shkrepur Irisit. Fotot janë ekskluzive për gazetën ‘Shekulli”.
Iris, na tregoni pak ku jetoni dhe me çfarë merreni aty?
Për momentin jetoj në Graz të Austrisë ku edhe jam duke e ndjekur një shkollim për “personal trajner”. Përpos aktrimit dhe modelimit punoj edhe si “Fitness trajner”, pasi që këtë fushë e dua shumë dhe aty kam eksperiencë të veçantë.
Prej sa kohesh jetoni Graz të Austrisë?
Prej vitit 1999.
Ju jeni e njohur edhe si aktore na tregoni pak për këtë eksperiencë?
Me aktrim fillova të merrem herët, si fillim jam angazhuar pranë Teatrit dhe Operas së Grazit ku prej moshës 10-vjeçare shijova edukimin në baletin klasik dhe baletin modern. Unë kisha talent për vallëzim, ndërsa nuk e njihja ende gjuhën gjermane, gjë që ishte mjaft negative për mua, pasi ende nuk kisha mundësi të shprehesha mirë. Andaj ju përkushtova baletit dhe vallëzimit ku kisha mundësi të tregoj talentin tim, të shprehja performancën stilistike përmes lëvizjeve të trupit edhe pa pasur nevojë të flas. Nga ana tjetër, unë kisha shumë talent edhe për të kënduar, por gjatë daljeve të para në skenë kisha prerje gjunjësh dhe humbje zëri. Aty kuptova që nuk kisha lindur për të kënduar në skenë. Edhe që prej asaj kohe këndoj me shumë pasion, por për.. vete. Pas disa viteve në Austri dhe pasi mora rolin në Telenovelën Gjermane “Anna und die Liebe”, fitova mundësinë e aktrimit të vërtetë, i cili ishte një kënaqësi e veçantë për mua, dhe ku definitivisht vura re se aktrimi është ajo që kam dëshirë të bëj në jetë.
Por së fundi jeni angazhuar edhe në modë. Cila është lidhja juaj me këtë fushë?
Unë që në moshë fare të vogël kisha dëshirë të bëhesha aktore dhe të modeloja. Në shtëpi, por edhe në shkollë organizoja shpesh një lloj sfilate mode. Besoj se isha mjaft e bezdisshme për të afërmit e mi, por unë këtë e doja me shpirt. Suksesi i arritur gjatë konkurrimit për “Austrias Next Top Model” m’i hapi dyert e fushës së modës dhe Fotoshootingut, prej të cilëve kisha për të veçuar atë në Nju Jork me fotografin tonë të famshëm Fadil Berishën. Për fat të keq, nuk kam gjatësinë t’i bëj konkurrencë modeleve me gjatësi mbi 170 cm, kështuqë siç duket nuk jam e lindur për të ecur në sfilata, por kam mundësi dhe talent për foto shooting, pra mund të jem një fotomodele
Ju keni pozuar për revistën Playboy. Si ishte konkurrimi dhe si ju bën të ndiheni ky fakt?
Eksperienca me revistën Playboy ishte shumë e vlefshme dhe më bëri të qartë se çfarë serioziteti punohet në atë revistë. Revista me zgjodhi mua përmes menaxherit tim dhe më kontraktoi për një set fotosh artistik. Gjatë realizimit të fotografive, është punuar me shumë seriozitet dhe revista i respektoi të gjitha dëshirat e mia aq sa, ndërsa unë i shikoj sot fotot e mia te publikuara, mund të them se jam shumë e kënaqur dhe ndihem mirë kur i shoh, pa ndjenjën se është cënuar sfera ime private.
Një vajzë që merr guximin të pozojë në një revistë erotike... cila është sakrifica më e madhe që do të bënit për të ndjekur ëndrrat tuaj?
Në të vërtetë, unë nga të dy prindërit vij nga familje mjaft konservatore dhe akademike. Dhe kuptohet se gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte përkrahje të plotë nga ana e familjes time. Por unë e doja dhe me kokëfortësinë time ia dola të jem aty ku jam tani. Por me siguri, por ju them me bindje që ende nuk kam mbërritur aty ku dua të jem. Unë çdo herë do të mbes në kufijtë e shijes së mirë, nëse më kuptoni se çka mendoj! Nuk do të më shihni kurrë në ndonjë film apo ndonjë situatë të palakmueshme, atë ua premtoj.
bukuria
I njoh kufijtë e lakuriqësisë
Është kusht pamja për të ecur përpara?
Sipas mendimit tim, pa bukuri natyrale nuk ka sukses në këtë lloj pune. Mirëpo, përpos bukurisë, duhet edhe së paku sharm dhe personalitet. Dhe nëse ka në të një dozë rebelizmi, nuk ju prish punë. Pa këto është vështirë të korrësh sukses.
Ju jeni edhe mbesa e një aktori të madh në Kosovë, na tregoni pak më shumë?
Unë mburrem pa masë me gjyshin tim Abdurrahman Shala. Si aktor dhe regjisor ai ishte një nga krijuesit e filmit kosovar. Gjenet e tij sigurisht që kanë luajtur rol të rëndësishëm në orientimin tim për aktrim. Por edhe familja ime në përgjithësi është e dhënë pas skenës artistike dhe asaj të filmit dhe ky fakt kishte ndikim të veçantë në mua. Duke e njohur mentalitetin shqiptar, por edhe duke pasur parasysh rolet mjaft konservatore të luajtura nga ana e gjyshit tim, besoj se shumë njerëzve fotot e mia në Playboy do të mund t’ju duken si të lira për arsye se tregojnë trupin tim lakuriq. Por për mua dhe për skenën në të cilën unë dëshiroj të depërtoj këto foto shikohen si artistike dhe pjesa lakuriqe ka kufij të qartë të përcaktuara nga unë dhe të respektuara me përpikëri nga ana e revistës serioze Playboy.
Jeni ju në një lidhje dashurie dhe çfarë planesh keni në vazhdim?
Po, jam e dashuruar dhe jam shumë e kënaqur me jetën time private. Plani im në të ardhmen është që të shkoj në Nju Jork e të punoj atje. Unë dua që të punoj si një aktore model, edhe “fitnesstrainer”. Populli shqiptar ishte i pari që më mbështeti mua me komplimentet e mahnitshme. Nuk presja reagime të tilla kaq të bukura.
Irisi në gjurmët e gjyshit të saj, Abdurrahman Shala
Aktorja dhe topmodelja 23 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë por që jeton në Graz të Austrisë është zgjedhur për “Playmate July 2013, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj. Irisi është e njohur edhe nga një rol që ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Në intervistat që ka dhënë për mediat e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afeksion për aktrimin. Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo dhe tregon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë. Iris është shqiptarja e parë që zgjidhet “Playmate” në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave “Playboy” . Një fjalë e urtë thotë se “dardha bie nën dardhë”! Besojmë se edhe Iris në planin artistik do të eci në gjurmët e gjyshit të saj të famshëm, aktorit të madh kosovar i teatrit dhe filmit, Abdurrahman Shala.
Cili është djali që tërheq Albana Osmanin?
“Më pëlqen një djalë. Kaq për momentin”. Kjo është hera e parë që Albana bën një deklaratë të tillë publike në lidhje me jetën e saj private.
Albana Osmani, moderatorja e “Fan’s Club” në “Top Channel”, në profilin e saj në “Facebook” poston vazhdimisht foto në plazh, apo duke luajtur tenis, dhe merr komente të ndryshme nga ndjekësit e saj. Në një nga fotot, një mik i saj e ka pyetur nëse ajo është “single”, pyetje që Albana nuk e ka anashkaluar aspak, por i është përgjigjur në mënyrën e saj ndërsa shprehet: “Më pëlqen një djalë. Kaq për momentin”. Kjo është hera e parë që Albana bën një deklaratë të tillë publike në lidhje me jetën e saj private, të cilën ka preferuar ta mbajë larg medias, pavarësisht ndonjë lajmi që kanë botuar gazetat rozë. Këtë verë, ajo ka qenë e para vajzë e njohur e ekranit që ka postuar një foto në plazh. Nuk është hera e parë që Albana prezanton linjat e saj.

Kampioni i botës në bodybuilding është shqiptar
Djaloshi që shihni në foto është vetëm 25 vjeç dhe është nga qyteti i Ferizajt të Kosovës.
Quhet Besim Trena dhe, pas titullit si nën kampion i Europës në Body building, ai është kurorëzuar disa ditë më parë në Sllovevi në IBFF si kampion i botës. Besimi nuk është vetëm një djalosh me muskuj të zhvilluar, por edhe një djalë simpatik që e duan femrat. Ndërsa kur ne e kemi pyetur se a do të pranonte të martohej me një vajzë me muskuj, ai ka treguar se vajza përkrah tij mund të jetë modele dhe e bukur, por jo e zhvilluar si ai. Ndërsa fiziku i tij ka rënë shumë në sy, menjëherë pas kupës së botës në këtë lloj sporti, saqë ka oferta edhe nga amerikanët për ta pasur sportistin e tyre dhe për ta menaxhuar.

“Mbretëresha” e re e modës (FOTO)
Gjatë vitit 2012, ishte një emër i ri, Kate Upton, ajo që spostoi nga altari i famës së modës të dashurën e Cristiano Ronaldos, rusen Irina Shayk.
E ardhur si një prurje e re, 20-vjeçarja njohu suksesin e saj më të madh, duke i rrëmbyer rivales së saj shumë koopertina revistash.
Megjithatë, në një botë të etur për fytyra të reja si ajo e modës, edhe mbretërimi i Kate Upton duket se do të jetë i shkurtër.Hannas Davis, e dashura e një prej bejsbollistëve më të famshëm amerikanë, lojtarit të New York Yankees, Derek Jeter, është shndërruar në “magnetin” e ri të vëmendjes së linjave të veshjeve intime.
22-vjeçarja, këtë javë figuroi në koopertinën e “Ocean Drive” dhe kandidohet fuqishëm për t’u shndërruar në vajzën koopertinë edhe të së mirënjohurës “Sports Illustrated” për 2013-n.Në çdo rast, e sigurt është se shkallët e karrierës, për amerikanen Davis janë të gjitha vetëm për t’u ngjitur,transmeton “Tch”.






Sofia e Çanit siç nuk e keni parë kurrë! (FOTO)
Sofia është tashmë vajza që e njohin të gjithë shqiptarët, falë emisonit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Është ajo, vajza bukuroshe që kujdeset për të ftuarit dhe për shumë detaje të tjera gjatë transemtimit, madje edhe për vetë Çanin. Po këtë herë Sofinë nuk do e shihni duke kryer punën e saj në “Zonë e Lirë”, por tërësisht ndryshe. Ajo shfaqet në plazh në një pamje mjaft ftuese, të cilës çdo mashkull do e kishte vështirë t’ia shqiste sytë.


Aurela Hoxha tregon të pasmet në plazh (FOTO)


Padia e rrallë: Më “bleu” votën, tani nuk me jep lekët dhe nuk më kthen kartën

Joana dhe Meti: Ju tregojmë historinë tonë, të bukur (FOTO)

Postet ministrore, ja disa nga emrat qeverisë së Rilindjes (FOTO-LAJM)















Super vargje vajtimi per Berishen!

‘Sje i pari’ Adelina Tahiri rrëfehet (VIDEO)

(VIDEO) – Përlotet stafi i Berishës

19-vjeçari i prekur nga leucemia kërkon ndihmë (video)

Lamtumirë kryeministër Berisha. Poezi ngs Agim Gashi

LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHA
(Kushtuar Kryeministrit Sali Berisha që në mënyrë dinjitoze pranoi humbjen e garave të zgjedhjeve dhe dorheqjen e tij pas 23 vjet në bërjen e Shqipërisë-Shqipëri)
PO fliste Berisha, pranonte gabimin,
Përulej para popullit e para atdheut,
Rridhnin kokrra loti, të pastër si bilur,
Ke hy në histori i dashur, sdo të dalësh kurrë.
Fliste Berisha, populli brohorit,
Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka ndritë,
I hoqe feneret, solle kohë të re,
Të rrallët janë si ti, që shkrihen për atdhe.
I ndertove rrugët n´themele të Shqipërisë,
Ndihmove Kosovën drejtë Pavarsisë,
Në mesin e shqiptarëve, tradhëtar të thanë,
Andaj dhe Azemin barbarisht ta vranë.
Po fliste Berisha e populli po qante,
Ndërsa në anën tjeter një katil po shante,
Derisa pranonte, humbjen burrërisht,
Disa kundershtarëve mbrapa u dilte bisht.
Po fliste Berisha, trimi i dhjetorit,
Sikur në nantdheten i thoshte Shqipërisë,
T´bashkohemi vllazënisht, para të marshojmë
Vetëm drejt Evropës është rruga e lirisë
Akoma je ndër ne, sa shumë të do Kosova,
Shumë mësime more, nga IbrahimRugova,
Pusho tani i dashur, pusho në Shqipni,
Akoma jemi gjallë dhe jemi me Ty.
Këta rreshta fjalësh si falenderim,
Po ti fail Ty Kryeminstri im,
Larg e shumë larg, nga mërgimi i zi
Gjithmonë në dhena t´hueja, me mendje n´Shqipni!
“Sekretet e Berishës”/ Këshilltari: Ja çfarë më tha Berisha pas humbjes

Le t'i urojme PD nje fillim te ri te fuqishem! PERPARA!

Sali Berisha del publikisht pas humbjes, ja cfare thote…
Prime Minister Sali Berisha is expected to resign today, reports Oranews. Right coalition leader, following the declaration of June 23 after the close of the polls, has not made any public appearance pending the outcome. Me poste mund ta sihni…

Ekskluzive, Ilir Meta do i bashkohet prap Berishes!

Përfundon me barazim gara në Kukës

Dritan Prifti tërhiqet nga gara: PS-LSI më vodhën 10 mijë vota

Sali Berisha, largohet nga PD ?

'Verdikti 2013', Dritan Prifti tërhiqet nga numërimi: PS-LSI më vodhën 50% të votave
TIRANE- Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Shqipëria ende nuk ka një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, pasi ende vazhdon gara dhe numërimi i votave. Por deri më tani duket se harta elektorale ka ndryshuar. E majta kryeson në shkallë vendi, nga jugu në veri ndërkohë që e djathta është fituese vetëm në qarkun e Kukësit. PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%. Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës dhe Korçës, kryeson e majta. Në të gjithë vendin, janë numëruar 4700 kuti nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së. REZULTATE PARAPRAKE Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 83 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 56 mandate. Në diskutim janë mandatet e Arben Malajt dhe Dritan Priftit, në Vlorë e Fier. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasur me 5 të PD. LSI merr 16 vende në Kuvend, PDIU 3, PR 2, PKD e PBDNJ 1. Agjencia e lajmeve "BalkanWeb" sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet e KQZ për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK). Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit. Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 14:00 KORÇE Korça janë numëruar deri tani 441 nga 447 kuti gjithsej ku 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399. ELBASAN Elbasan, numërohen 408 nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 75093 vota, APMI 52376, FRD 1735, AK 604. KUKES Numërohen 167 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 18196 vota, APMI 27219, FRD 272 vota. DURRËS Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 348 nga 444 kuti gjithsej, 58358 vota, APMI 48880, FRD 3322, AK 543. FIER Në këtë qark janë numëruar deri tani 411 nga 576 kuti gjithsej ASHE 90582 vota, APMI 45041 vota, kurse 5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti. FRD 2144 vota, AK 540 vota. LEZHË Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota. TIRANË Në këtë qark janë numëruar aktualisht 993 nga 1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 167137, APMI 125820, FRD 5813 vota. BERAT Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 270 nga 302 kuti, ASHE 58847 vota, APMI 19698, FRD 469 vota. DIBËR (PERFUNDON NUMERIMI) Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit, ku ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota. GJIROKASTËR Në Gjirokastër janë numëruar 133 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 21553, APMI 8808, FRD 181 vota. SHKODËR Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 324 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 55466, APMI 47524, FRD 2411 vota, AK 429. VLORË Qarku Vlorë janë numëruar 411 nga 432 kuti, ku ASHE ka marrë 75276 vota, APMI 35966 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851. PROCESI I NUMËRIMIT DERI NE ORËN 14:45 (SHPERNDARJA E MANDATEVE) Qarku Dibër, ka përfunduar numërimi ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3) Qarku Korçë, ka përfunduar numërimi ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5) Qarku Shkodër vijon numërimi ASHE 6, APMI 5 Qarku Kukës, vijon numërimi ASHE 2, APMI 2 Qarku Lezhë, vijon numërimi ASHE 4, APMI 3 Qarku Durrës, vijon numërimi ASHE 7, APMI 6 Qarku Tiranë, vijon numërimi ASHE 18, APMI 14 Qarku Elbasan, vijon numërimi ASHE 8, APMI 6 Qarku Fier, vijon numërimi ASHE 10, APMI 6 Qarku Berat, vijon numërimi ASHE 6, APMI 2 EMRAT PARAPRAKE TE DEPUTETEVE TE RINJ QARKU SHKODËR: PS- Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sahit Fishta LSI- Agron Çela PD- Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka, Gjovalin Bzheta QARKU LEZHË: PS- Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka LSI-Monika Kryemadhi PD- Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda QARKU DURRËS: PS- Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi LSI- Lefter Koka PD- Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi,Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi PR- Agron Duka QARKU TIRANE: PS- Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza LSI- Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama PD- Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami PR- Ylli Shehu PDIU- Shpëtim Idrizi QARKU KUKES: PS: Vexhi Muçmata PD: Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli QARKU DIBER: PS- Shkëlqim Cani, Ulsi Manja LSI- Përparim Spahiu PD - Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta QARKU ELBASAN: PS- Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini LSI- Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri PD-Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi PR- Luan Duzha PDIU- Aqif Rakipi QARKU BERAT: PS- Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko LSI- Nasip Naco, Selfo Kapllani PD-Genc Pollo, Astrit Veliaj QARKU KORCE: PS- Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti LSI- Piro Kapurani PD- Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa QARKU FIER: PS- Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi LSI-Petrit Vasili, Robert Bitri PD- Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi PDIU- Omer Mamo QARKU VLORE: PS- Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto LSI-Shkëlqim Selami PBDNJ- Vangjel Dule PD-Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi PDIU- Dashamir Tahiri QARKU GJIROKASTER: PS- Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli LSI- Vangjel Tavo PD- Genc Ruli DRITAN PRIFTI TËRHIQET NGA PROCESI I NUMËRIMIT Ora 14:43- Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti tërhiqet nga procesi i numërimit të votive, me pretendimin se PS dhe LSI I kanë vjedhur 50% të votave. KQZ: ORA 13.00, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 79.28 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT Ora 13:47- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 13.00 të ditës së sotme ka përfunduar numërimi i votave në 79.28 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet e vendit. Procesi, që ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, po vijon normalisht. Sipas KQZ-së në rang kombëtar, numri i QV-ve që kanë përfunduar numërimin është 4367 nga 5508 të ngritura gjithsej në vend. Ja pasqyra e tabelave të numërimit të votave sipas qarqeve deri në ora 13:00: Në Qarkun Berat ka përfunduar numërimi në masën 89.40 %, apo 270 kuti nga 302 Në Qarkun Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 264 kuti nga 264 Në Qarkun Durrës ka përfunduar numërimi në masën 78.38 %, apo 348 kuti nga 444 Në Qarkun Elbasan ka përfunduar numërimi në masën 80.74%, apo 436 kuti nga 540 Në Qarkun Fier ka përunduar numërimi në masën 73,96 %, apo 426 kuti nga 576 Në Qarkun Gjirokastër ka përfunduar numërimi në masën 65.40 %, apo 155 kuti nga 237 Në Qarkun Korçë ka përfunduar numërimi në masën 99.33 %, apo 444 kuti nga 447 Në Qarkun Kukës ka përfunduar numërimi në masën 95.86%, apo 162 kuti nga 169 Në Qarkun Lezhë ka përfunduar numërimi në masën 80.23 %, apo 207 kuti nga 258 Në Qarkun Shkodër ka përfunduar numërimi në masën 81.06 %, apo 338 kuti nga 417 Në Qarkun Tiranë ka përfunduar numërimi në masën 64.42 %, apo 916 kuti nga 1422 në Qarkun Vlorë ka përfunduar numërimi në masën 92.82%, apo 401 kuti nga 432 NDËRPRITET NUMËRIMI NË KZAZ 19 NË KRUJË Ora 13:25- Është ndërprerë numërimi I votive në qarkun e Krujës në KZAZ 19. Edhe pse nuk dihen ende arsyet mësohet se numërimi pritet të fillojë në orën 17:00. Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 42 nga 88 kuti dhe rezulton se ASHE është në avantazh me 2700 vota. LEFTERIE LLESHI: VONESA NË NUMËRIM E PAJUSTIFIKUESHME Ora 12:44- Mesditën e sotme KQZ-ja ka zhvilluar një mbledhje gjatë së cilës kryetarja Lefterie Lleshi u shpreh se problemi i vetëm që ka nëpër KZAZ është ai i vonesës dhe ndërprerjes së procesit të votimit. Sipas saj është e pajustifikueshme kjo zvarritje. “Justifikimi i pushimeve po degjeneron, nuk ka arsye. Kodi parashikon numërim të pandërprerë prandaj janë grupet reserve”, tha ajo. KQZ kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që ta menaxhojnë si duhet këtë proces dhe të mos pengojnë numërimin e votave. Duke iu referuar problematikave të krijuara në KZAZ-të 11 (Kukës), 33 (Tiranë) dhe 89 (Vlorë), KQZ i bëri thirrje numëruesve që të çbllokojnë situatën, të mos e pengojnë procesin dhe të bashkëpunojnë me KQZ-në. RINIS NUMËRIMI NË KZAZ 11 NË KUKËS Ora 12:40- Raportohet se në KZAZ 11 në Kukës ku ishte ndërprerë procesi votimit të ketë rinisur, pasi është rregulluar problemi me internetin, si dhe ato me procesverbalet. BASHKIM FINO NË KORÇË: JEMI AFËR MANDATIT TË TETË Ora 12:24- Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Korçës, kandidati për deputet i PS-së, Bashkim Fino deklaron se e majta është afër mandatit të 8, ndërkohë që pritet të bëhen përllogaritjet e fundit në rang qarku. PËRFUNDON NUMËRIMI NË BASHKINË E BERATIT, KRYESON BINDSHËM ASHE Ora 12:00- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit, KZAZ nr 65, janë numëruar 75 kuti, por njëra është quajtur e pavlefshme për shkak të mungesës së vulës. ASHE ka marrë 17159 vota dhe APMI 7157 një diferencë prej 10 mijë votash. LSI ka përparuar ndjeshëm duke rrezikuar mandatin e 4 të PS. Ka gjasa që LSI të marrë 3 mandate, ndërkohë që PS 3 dhe PD 2. Kanë mbetur edhe 20 kuti në këtë qark për tu numëruar. PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT NË GJITHË QARKUN E KORÇËS Ora 12:00- Në qarkun e Korçës, të gjitha KZAZ-të tashme e kanë përfunduar proçesin e numërimit të votave. Pritet përditësimi i KQZ me të dhëna nga numërimi në ketë qark. Për sa i përket ndarjes së mandateve, rezulton se në këtë qark e majta ka marrë 7 mandate dhe e djathta 5 të tilla, duke prishur kështu balancat e 2009, ku koalicionet kryesore ishin 6 me 6. GJONCAJ: NË MBRËMJE MUND TË KEMI REZULTATIN E ZGJEDHJEVE Ora 11:00- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj në një prononcim për "News 24" komenton procesin e numërimit të votave. Sipas tij nëse procesi do vijojë normalisht dhe pa ndërprerje të numërimit, mbrëmjen e sotme mund të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve. “Nga darka nëse nuk ka vonesa mund të kemi edhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve” Ai shtoi se, edhe në këto zgjedhje problematikat mbeten të njejta, "por në krahasim me 2009 numërimi po ecën më mirë”, tha ai. DELVINE, PERFUNDON NUMERIMI I VOTAVE, KRYESON E MAJTA Ora 10:20- Proçesi i numërimit të votave përfundoi në KZAZ-në e Delvinës në orën 04.00 të mëngjesit. Sipas kryetarit të KZAZ nr. 87, Agron Kohila, u numëruan 42 kutitë e votimit në një proçes korrekt e trasparent. Rezultatet e procesverbaleve janë: 2600 vota PS, 1600 vota PD, 1100 vota LSI, PBDNJ 1180, PDIU 700 vota, AP 200 vota dhe Arben Malaj 220 vota. Të pranishëm në mjediset e KZAZ-së ishin vëzhgues të subjekteve politike dhe të OSBE-ODHIR. Në KZAZ nr. 87 u numëruan votat e votuesve të Delvinës, Mesopotamit, Finiqit dhe Vergoit. PËRFUNDON NUMËRIMI NË KZAZ 40, NJËSIA 11 NË TIRANË Ora 10:11 - Përfundon numërimi në KZAZ 40, në Njësinë Numër 11 në Tiranë, ku janë numëruar gjithsej 86 kuti votimi. Rezultati përfundimtar në këtë KZAZ: PD 10340 vota, PS 12000 vota, LSI 1500 vota dhe FRD 400 vota. PËRFUNDON NUMËRIMI NË GRAMSH, KRYESON E MAJTA Ora 09:50- Ka përfunduar sot në mëngjes procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit ku e majta ka dalë në avantazh. Mësohet se PS ka marrë 7150 vota, ndërsa PD 3230 vota, LSI 1666 vota, PR 817, PDIU 880. KORÇE, 3 KUTITE E FUNDIT, BLLOKOHET PROCESI NE KZAZ 72 Ora 09:40 - Procesi i numërimit në Korçë ka ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa kanë mbetur vetëm 3 kutitë e fundit për tu numëruar. Por procesi është bllokuar në KZAZ-në 72, pasi mungojnë procesverbalet. Numëruesit janë në pritje të mbërritjes së procesverbaleve nga KQZ-ja, për të përmbyllur procesin e numërimit të votave në Korçë. PËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN E DIBRËS, 3 MANDATE ASHE, 3 APMI Ora 08:40- Ka përfunduar numërimi në të gjithë qarkun e Dibrës. Ndarja e votave në mandate përkthehet në 3 për APMI dhe 3 për ASHE. Nga 3 mandatet që merr ASHE, 2 shkojnë për PS dhe 1 për LSI. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ ASHE ka marrë 36964 vota, ose 49,56% ndërsa APMI 35005 vota ose 46,93%, FRD 2322 vota ose 3,11%. AK 0,33%. PËRFUNDON NUMËRIMI, KAVAJA JO MË BASTION I SË DJATHTËS, KRYESON E MAJTA Ora 07:05- Ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës. Edhe pse e njohur si një ndër bastionet e së djathtës, në këto zgjedhje Kavaja ka surprizuar, pasi më shumë vota ka marrë e majta. Kështu sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga KQZ, PS ka marrë në Kavajë 6560 vota krahasuar me 4150 vota të PD.
Subscribe to:
Posts (Atom)