
Kampioni i botës në bodybuilding është shqiptar
Djaloshi që shihni në foto është vetëm 25 vjeç dhe është nga qyteti i Ferizajt të Kosovës.
Quhet Besim Trena dhe, pas titullit si nën kampion i Europës në Body building, ai është kurorëzuar disa ditë më parë në Sllovevi në IBFF si kampion i botës. Besimi nuk është vetëm një djalosh me muskuj të zhvilluar, por edhe një djalë simpatik që e duan femrat. Ndërsa kur ne e kemi pyetur se a do të pranonte të martohej me një vajzë me muskuj, ai ka treguar se vajza përkrah tij mund të jetë modele dhe e bukur, por jo e zhvilluar si ai. Ndërsa fiziku i tij ka rënë shumë në sy, menjëherë pas kupës së botës në këtë lloj sporti, saqë ka oferta edhe nga amerikanët për ta pasur sportistin e tyre dhe për ta menaxhuar.
