Kukan takon Berishën e Ramën: Berisha na tha se do ta pranojë rezultatin

“Është përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane”. Kështu u shpreh në një prononcim për mediat, kryetari i delegacionit të PE, Eduard Kukan pas takimeve që ai zhvilloi paraditen e sotme me kryministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Edia Rama. Sipas tij zgjedhjet do të jenë fitorja e Shqipërisë dhe një hap përpara drejt Bashkimit Europian. I pyetur nëse kryeministri Berisha do t`i pranojë rezultatet e zgjedhjeve Kukan u shpreh “Berisha na tha se do ta pranojë rezultatin