Krenohet Tropoja që t’ka djalë…
krenohet Kukësi që nuk të luajti n’fjale…
lum Tropojë e Kukës që t’a ditën t’mirën…
mjer shqiptarët që lypën errësirën…
Shkodër moj e uruar…
kush t’i ndyu ato duar…
kush të nxiu faqen ty
kush t’i mbylli ato sy…
Ti ke ken burrnesh e madhe, ke kalu vujtje dhe halle
Ti “Rilindje” ke ba me mot
por jo këtë që bane sot.
Sot në murin e kalasë
lujtën paret e dynjasë
para t’pista, para t’vorrit që i more prej dorës t’horrit.
Kush i mori ato pare
s’ka burrni e nuk ka marre
se nuk shitet dinjiteti
për karrige të nji shteti…
Ah moj Shkodër, Shkodër moj, kush kaq bukur të mashtroj
ah moj Shkodër, Shkodër moj, fisnikëria sot mbaroj…