Françeska: I trembem Anaidit, është në kulmin e famës...

Françeska Jaçe vazhdon të jetë në faqet e shtypit rozë, sepse lexuesit vazhdojnë të kenë kuriozitet mbi jetën e saj.Një javë më parë ajo u fotografua nga paparacët tanë në shoqërinë e Anaidit, fituesit të sivjetshëm. U aludua për një afrim të mundshëm midis të dyve… Të vërtetën lidhur me këtë dhe disa detaje të tjera mjaft interesante mbi jetën e saj, Françeska i zbulon vete. Gjate kësaj interviste, Franceka ponoh. Anaidi nuk është fare tipi im. Veç kësaj ai tani është në kulmin e famës… Siç e dini unë e kam provuar edhe më parë një situatë të tillë, pra lidhjen me një person gjatë kohës që kishte kulmin e famës edhe pse në atë moment e kisha edhe vetë. Gjithsesi e di mirë që një lidhje dashurie me një njeri që është rrethuar nga fama e vëmendja e të gjithëve, është vështirë për të mos thënë e pamundur të funksionojë.