19-vjeçari i prekur nga leucemia kërkon ndihmë (video)

Një 19-vjeçar nga Vlora rrezikon jetën për shkak se është prekur nga leucemia. Erblin Micaj është diagnostifikuar me leucemi akute dhe e vetmja mundësi që të jetojë është ndërhyrja për të kryer transplant të palcës kurrizore dhe transplant total të gjakut. Doktorët në Shqipëri nuk mund të bënin asgjë për të, por prej disa ditësh ka mbërritur në Greqi, ku ka shansin të marrë kimioterapi. Familja dhe miqtë e tij, po mbledhin para për të mbuluar shpenzimet. Ka ende një javë kohë për të mbledhur shumën prej 500 mijë euro. Nëse mendoni se nuk keni mjaftueshëm për të dhuruar, mos harroni se mjafton një 1 euro nga secili prej nesh që 19-vjeçari të mbijetojë.