(VIDEO) – Përlotet stafi i Berishës

Deklarata e kryeministritBerisha për dorëheqjen nga postet që ai mbante në PartinëDemokratike nuk ka përlotur vetëm mbështetësit e tij por edhe stafin e ngushtë me të cilin ai ka bashkëpunuar gjatë këtyre viteve qeverisjeje. Zëdhënësja e KryeministritBerisha Erla Mëhilli, e cila ka qëndruar edhe më afër liderit të PD-së, ishte ajo e cila u përlot më shumë në momentin kur kryeministri gjatë një deklarate nga selia blu deklaroi se për këtë humbje kishte vetëm një përgjegjës dhe ai ishte Sali Berisha. Lotë ka pasur edhe ne sytë e dy zëdhënëseve të tjera të Partisë DemokratikeSilvi Bardhi dhe Laura Vorpsi. Kreu i PD-së duke bërë një panoramë të arritjeve të qeverisë vlerësoi edhe ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij.