Gjatë vitit 2012, ishte një emër i ri, Kate Upton, ajo që spostoi nga altari i famës së modës të dashurën e Cristiano Ronaldos, rusen Irina Shayk.
E ardhur si një prurje e re, 20-vjeçarja njohu suksesin e saj më të madh, duke i rrëmbyer rivales së saj shumë koopertina revistash.
Megjithatë, në një botë të etur për fytyra të reja si ajo e modës, edhe mbretërimi i Kate Upton duket se do të jetë i shkurtër.Hannas Davis, e dashura e një prej bejsbollistëve më të famshëm amerikanë, lojtarit të New York Yankees, Derek Jeter, është shndërruar në “magnetin” e ri të vëmendjes së linjave të veshjeve intime.
22-vjeçarja, këtë javë figuroi në koopertinën e “Ocean Drive” dhe kandidohet fuqishëm për t’u shndërruar në vajzën koopertinë edhe të së mirënjohurës “Sports Illustrated” për 2013-n.Në çdo rast, e sigurt është se shkallët e karrierës, për amerikanen Davis janë të gjitha vetëm për t’u ngjitur,transmeton “Tch”.


