Publikohet video nga vendi i vrasjes në Laç – VIDEO

Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur. Njoftime paraprake ende jozyrtare bëjnë të ditur se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i lënduari, Mehill Fufi është përkrahës i Partisë Demokratike.