Vrasja në Laç, Llalla: Përgjegjësit do të dalin para ligjit

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Laç duke premtuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. “Autorët do të dalin para përgjegjësisë. Do të hetojmë të gjitha rastet. Nuk do të nxitohemi në dhënien e konkluzioneve pa përcaktuar shkaqet që çuan në këto ngjarje,” tha ai pas hedhjes së votës. Ndërkaq në lidhje me incidentin, policia e Laçit bën me dije se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të ndryshme, çka vërteton se është qëlluar nga 4 armë të ndryshme.