'Verdikti 2013', Dritan Prifti tërhiqet nga numërimi: PS-LSI më vodhën 50% të votave


TIRANE- Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Shqipëria ende nuk ka një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, pasi ende vazhdon gara dhe numërimi i votave. Por deri më tani duket se harta elektorale ka ndryshuar. E majta kryeson në shkallë vendi, nga jugu në veri ndërkohë që e djathta është fituese vetëm në qarkun e Kukësit. PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%. Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës dhe Korçës, kryeson e majta. Në të gjithë vendin, janë numëruar 4700 kuti nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së. REZULTATE PARAPRAKE Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 83 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 56 mandate. Në diskutim janë mandatet e Arben Malajt dhe Dritan Priftit, në Vlorë e Fier. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasur me 5 të PD. LSI merr 16 vende në Kuvend, PDIU 3, PR 2, PKD e PBDNJ 1. Agjencia e lajmeve "BalkanWeb" sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet e KQZ për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK). Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit. Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 14:00 KORÇE Korça janë numëruar deri tani 441 nga 447 kuti gjithsej ku 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399. ELBASAN Elbasan, numërohen 408 nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 75093 vota, APMI 52376, FRD 1735, AK 604. KUKES Numërohen 167 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 18196 vota, APMI 27219, FRD 272 vota. DURRËS Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 348 nga 444 kuti gjithsej, 58358 vota, APMI 48880, FRD 3322, AK 543. FIER Në këtë qark janë numëruar deri tani 411 nga 576 kuti gjithsej ASHE 90582 vota, APMI 45041 vota, kurse 5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti. FRD 2144 vota, AK 540 vota. LEZHË Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota. TIRANË Në këtë qark janë numëruar aktualisht 993 nga 1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 167137, APMI 125820, FRD 5813 vota. BERAT Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 270 nga 302 kuti, ASHE 58847 vota, APMI 19698, FRD 469 vota. DIBËR (PERFUNDON NUMERIMI) Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit, ku ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota. GJIROKASTËR Në Gjirokastër janë numëruar 133 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 21553, APMI 8808, FRD 181 vota. SHKODËR Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 324 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 55466, APMI 47524, FRD 2411 vota, AK 429. VLORË Qarku Vlorë janë numëruar 411 nga 432 kuti, ku ASHE ka marrë 75276 vota, APMI 35966 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851. PROCESI I NUMËRIMIT DERI NE ORËN 14:45 (SHPERNDARJA E MANDATEVE) Qarku Dibër, ka përfunduar numërimi ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3) Qarku Korçë, ka përfunduar numërimi ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5) Qarku Shkodër vijon numërimi ASHE 6, APMI 5 Qarku Kukës, vijon numërimi ASHE 2, APMI 2 Qarku Lezhë, vijon numërimi ASHE 4, APMI 3 Qarku Durrës, vijon numërimi ASHE 7, APMI 6 Qarku Tiranë, vijon numërimi ASHE 18, APMI 14 Qarku Elbasan, vijon numërimi ASHE 8, APMI 6 Qarku Fier, vijon numërimi ASHE 10, APMI 6 Qarku Berat, vijon numërimi ASHE 6, APMI 2 EMRAT PARAPRAKE TE DEPUTETEVE TE RINJ QARKU SHKODËR: PS- Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sahit Fishta LSI- Agron Çela PD- Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka, Gjovalin Bzheta QARKU LEZHË: PS- Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka LSI-Monika Kryemadhi PD- Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda QARKU DURRËS: PS- Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi LSI- Lefter Koka PD- Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi,Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi PR- Agron Duka QARKU TIRANE: PS- Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza LSI- Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama PD- Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami PR- Ylli Shehu PDIU- Shpëtim Idrizi QARKU KUKES: PS: Vexhi Muçmata PD: Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli QARKU DIBER: PS- Shkëlqim Cani, Ulsi Manja LSI- Përparim Spahiu PD - Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta QARKU ELBASAN: PS- Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini LSI- Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri PD-Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi PR- Luan Duzha PDIU- Aqif Rakipi QARKU BERAT: PS- Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko LSI- Nasip Naco, Selfo Kapllani PD-Genc Pollo, Astrit Veliaj QARKU KORCE: PS- Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti LSI- Piro Kapurani PD- Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa QARKU FIER: PS- Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi LSI-Petrit Vasili, Robert Bitri PD- Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi PDIU- Omer Mamo QARKU VLORE: PS- Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto LSI-Shkëlqim Selami PBDNJ- Vangjel Dule PD-Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi PDIU- Dashamir Tahiri QARKU GJIROKASTER: PS- Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli LSI- Vangjel Tavo PD- Genc Ruli DRITAN PRIFTI TËRHIQET NGA PROCESI I NUMËRIMIT Ora 14:43- Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti tërhiqet nga procesi i numërimit të votive, me pretendimin se PS dhe LSI I kanë vjedhur 50% të votave. KQZ: ORA 13.00, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 79.28 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT Ora 13:47- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 13.00 të ditës së sotme ka përfunduar numërimi i votave në 79.28 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet e vendit. Procesi, që ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, po vijon normalisht. Sipas KQZ-së në rang kombëtar, numri i QV-ve që kanë përfunduar numërimin është 4367 nga 5508 të ngritura gjithsej në vend. Ja pasqyra e tabelave të numërimit të votave sipas qarqeve deri në ora 13:00: Në Qarkun Berat ka përfunduar numërimi në masën 89.40 %, apo 270 kuti nga 302 Në Qarkun Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 264 kuti nga 264 Në Qarkun Durrës ka përfunduar numërimi në masën 78.38 %, apo 348 kuti nga 444 Në Qarkun Elbasan ka përfunduar numërimi në masën 80.74%, apo 436 kuti nga 540 Në Qarkun Fier ka përunduar numërimi në masën 73,96 %, apo 426 kuti nga 576 Në Qarkun Gjirokastër ka përfunduar numërimi në masën 65.40 %, apo 155 kuti nga 237 Në Qarkun Korçë ka përfunduar numërimi në masën 99.33 %, apo 444 kuti nga 447 Në Qarkun Kukës ka përfunduar numërimi në masën 95.86%, apo 162 kuti nga 169 Në Qarkun Lezhë ka përfunduar numërimi në masën 80.23 %, apo 207 kuti nga 258 Në Qarkun Shkodër ka përfunduar numërimi në masën 81.06 %, apo 338 kuti nga 417 Në Qarkun Tiranë ka përfunduar numërimi në masën 64.42 %, apo 916 kuti nga 1422 në Qarkun Vlorë ka përfunduar numërimi në masën 92.82%, apo 401 kuti nga 432 NDËRPRITET NUMËRIMI NË KZAZ 19 NË KRUJË Ora 13:25- Është ndërprerë numërimi I votive në qarkun e Krujës në KZAZ 19. Edhe pse nuk dihen ende arsyet mësohet se numërimi pritet të fillojë në orën 17:00. Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 42 nga 88 kuti dhe rezulton se ASHE është në avantazh me 2700 vota. LEFTERIE LLESHI: VONESA NË NUMËRIM E PAJUSTIFIKUESHME Ora 12:44- Mesditën e sotme KQZ-ja ka zhvilluar një mbledhje gjatë së cilës kryetarja Lefterie Lleshi u shpreh se problemi i vetëm që ka nëpër KZAZ është ai i vonesës dhe ndërprerjes së procesit të votimit. Sipas saj është e pajustifikueshme kjo zvarritje. “Justifikimi i pushimeve po degjeneron, nuk ka arsye. Kodi parashikon numërim të pandërprerë prandaj janë grupet reserve”, tha ajo. KQZ kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që ta menaxhojnë si duhet këtë proces dhe të mos pengojnë numërimin e votave. Duke iu referuar problematikave të krijuara në KZAZ-të 11 (Kukës), 33 (Tiranë) dhe 89 (Vlorë), KQZ i bëri thirrje numëruesve që të çbllokojnë situatën, të mos e pengojnë procesin dhe të bashkëpunojnë me KQZ-në. RINIS NUMËRIMI NË KZAZ 11 NË KUKËS Ora 12:40- Raportohet se në KZAZ 11 në Kukës ku ishte ndërprerë procesi votimit të ketë rinisur, pasi është rregulluar problemi me internetin, si dhe ato me procesverbalet. BASHKIM FINO NË KORÇË: JEMI AFËR MANDATIT TË TETË Ora 12:24- Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Korçës, kandidati për deputet i PS-së, Bashkim Fino deklaron se e majta është afër mandatit të 8, ndërkohë që pritet të bëhen përllogaritjet e fundit në rang qarku. PËRFUNDON NUMËRIMI NË BASHKINË E BERATIT, KRYESON BINDSHËM ASHE Ora 12:00- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit, KZAZ nr 65, janë numëruar 75 kuti, por njëra është quajtur e pavlefshme për shkak të mungesës së vulës. ASHE ka marrë 17159 vota dhe APMI 7157 një diferencë prej 10 mijë votash. LSI ka përparuar ndjeshëm duke rrezikuar mandatin e 4 të PS. Ka gjasa që LSI të marrë 3 mandate, ndërkohë që PS 3 dhe PD 2. Kanë mbetur edhe 20 kuti në këtë qark për tu numëruar. PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT NË GJITHË QARKUN E KORÇËS Ora 12:00- Në qarkun e Korçës, të gjitha KZAZ-të tashme e kanë përfunduar proçesin e numërimit të votave. Pritet përditësimi i KQZ me të dhëna nga numërimi në ketë qark. Për sa i përket ndarjes së mandateve, rezulton se në këtë qark e majta ka marrë 7 mandate dhe e djathta 5 të tilla, duke prishur kështu balancat e 2009, ku koalicionet kryesore ishin 6 me 6. GJONCAJ: NË MBRËMJE MUND TË KEMI REZULTATIN E ZGJEDHJEVE Ora 11:00- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj në një prononcim për "News 24" komenton procesin e numërimit të votave. Sipas tij nëse procesi do vijojë normalisht dhe pa ndërprerje të numërimit, mbrëmjen e sotme mund të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve. “Nga darka nëse nuk ka vonesa mund të kemi edhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve” Ai shtoi se, edhe në këto zgjedhje problematikat mbeten të njejta, "por në krahasim me 2009 numërimi po ecën më mirë”, tha ai. DELVINE, PERFUNDON NUMERIMI I VOTAVE, KRYESON E MAJTA Ora 10:20- Proçesi i numërimit të votave përfundoi në KZAZ-në e Delvinës në orën 04.00 të mëngjesit. Sipas kryetarit të KZAZ nr. 87, Agron Kohila, u numëruan 42 kutitë e votimit në një proçes korrekt e trasparent. Rezultatet e procesverbaleve janë: 2600 vota PS, 1600 vota PD, 1100 vota LSI, PBDNJ 1180, PDIU 700 vota, AP 200 vota dhe Arben Malaj 220 vota. Të pranishëm në mjediset e KZAZ-së ishin vëzhgues të subjekteve politike dhe të OSBE-ODHIR. Në KZAZ nr. 87 u numëruan votat e votuesve të Delvinës, Mesopotamit, Finiqit dhe Vergoit. PËRFUNDON NUMËRIMI NË KZAZ 40, NJËSIA 11 NË TIRANË Ora 10:11 - Përfundon numërimi në KZAZ 40, në Njësinë Numër 11 në Tiranë, ku janë numëruar gjithsej 86 kuti votimi. Rezultati përfundimtar në këtë KZAZ: PD 10340 vota, PS 12000 vota, LSI 1500 vota dhe FRD 400 vota. PËRFUNDON NUMËRIMI NË GRAMSH, KRYESON E MAJTA Ora 09:50- Ka përfunduar sot në mëngjes procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit ku e majta ka dalë në avantazh. Mësohet se PS ka marrë 7150 vota, ndërsa PD 3230 vota, LSI 1666 vota, PR 817, PDIU 880. KORÇE, 3 KUTITE E FUNDIT, BLLOKOHET PROCESI NE KZAZ 72 Ora 09:40 - Procesi i numërimit në Korçë ka ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa kanë mbetur vetëm 3 kutitë e fundit për tu numëruar. Por procesi është bllokuar në KZAZ-në 72, pasi mungojnë procesverbalet. Numëruesit janë në pritje të mbërritjes së procesverbaleve nga KQZ-ja, për të përmbyllur procesin e numërimit të votave në Korçë. PËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN E DIBRËS, 3 MANDATE ASHE, 3 APMI Ora 08:40- Ka përfunduar numërimi në të gjithë qarkun e Dibrës. Ndarja e votave në mandate përkthehet në 3 për APMI dhe 3 për ASHE. Nga 3 mandatet që merr ASHE, 2 shkojnë për PS dhe 1 për LSI. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ ASHE ka marrë 36964 vota, ose 49,56% ndërsa APMI 35005 vota ose 46,93%, FRD 2322 vota ose 3,11%. AK 0,33%. PËRFUNDON NUMËRIMI, KAVAJA JO MË BASTION I SË DJATHTËS, KRYESON E MAJTA Ora 07:05- Ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës. Edhe pse e njohur si një ndër bastionet e së djathtës, në këto zgjedhje Kavaja ka surprizuar, pasi më shumë vota ka marrë e majta. Kështu sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga KQZ, PS ka marrë në Kavajë 6560 vota krahasuar me 4150 vota të PD.