Nga Kimete Berisha
-Arroganca është vetëvrasje
-Çdo gjë që e fëlliq arroganca-e pastron kënga
Sali Berisha bëri krimin më të pafalshëm që mund të bëhet: Qytetarët i preku në gratë e tyre.
Njeriu më përpara ndahet dhe e harron gruan e tij, sesa harron ofendimin që ia ke bërë gruas së tij.
Arroganca nxit inferioritetin e njerëzve. Inferioriteti nxit nervozizmin. Nervozizmi nxit nevojën për hakmarrje.
Fjalori i Sali Berishës që ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë:
-Të verbrit i tha: Ti nuk e di sa i bukur është qielli;
-Jetimit i tha: Me qenë i mirë ti nuk ishe jetim. Jetimin e ka nemë Zoti;
-Sterilit i tha: Ti nuk e di sa mirë është me pas fëmijë; Ai që s’ka fëmijë- s’ka ndjenja. Si Nëna Terezë për shembull,
-Të shëmtuarit ia bëri me dije shëmtinë fizike. I tha: ti je i shëmtuar;
-Të pafatit i tha: Me qenë i mirë ti kishe pas fat;
-Vajzave beqare u tha: ju nuk keni vlerë se s’jeni të martuara; Me qenë të mira ju, do të kishit pas burrë, siç ka vajza ime;
-Të divorcuarve u tha: kurva të klubeve të natës, lavire;
-Kazanovës i tha: Ti me qenë i mirë nuk i kishe ndërru gratë. Për pejgamerin Muhamet e ka pasur fjalën;
-Kantit i tha: ti me qenë i miri nuk ishe aseksual; Kishe pas jetë seksuale (me një grua të vetme), por ja që nuk ke, i nderuar, prandaj njerëzve u shërben për ta matur kohën e tyre, kur të shohin në mëngjes para Universitetit, e dinë që ora është fiks 7-të. Ai që s’bën seks, ka kohë për të mbërri me kohë në punë;
-Të sëmurëve u tha: u ka dënuar Zoti dhe u ka mallkuar; Këqyrmëni mua, kam shëndet të plotë;
-Sakatëve u tregoi kënaqësinë që sjell noti. Noton se ia ka dhënë Zoti, se është i lindur me krahë, e jo si ata-të gjymtë!;
-Azilit të pleqve ua dha këtë mesazh: me qenë të mirë, ju do të ishit në shtëpitë tuaja, si unë që jam i rrethuar me nipa e me mbesa; Me qenë të mirë, o kurva e ju o kurvarë, nuk do të ishit braktisur nga fëmijët tuaj;
-Të mbijetuarve të familjeve të shfarosura u tha: S’e dini ju çka keni humbur. S’e dini ju se si frymëzohet njeriu nga nipat e mbesat;
-Elektoratit i tregoi diçka që elektorati e dinte: Unë e kam vetëm një grua. Ndërsa në mesin e elektoratit kishte homoseksualë, kishte aseksual, hudumë, të paaftë seksualisht, burra me nga dy gra, vizitorë shtëpish publike;
-Gjatë fushatës elektorale, foli me terminologjinë e Hoxhës nga Prizreni, për të joshur anën myslimane të votuesve. Po, harroi se për myslimanët nuk është atraktiv ai që e nis dhe e përfundon me një grua.
-Të krishterëve u tha që sikur të ishte Krishti i ditur do ta kishte arritur pleqërinë. Nuk do ta kishte bërë veten të kryqëzohej nga të paditurit;
-Sali Berisha bëri krimin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë botërore nga një politikan: E pikëlloi deri në asht një djalë të ri, i pafajshëm për fatin e vet. E vrau e masakroi për së gjalli, duke i thënë: Ti nuk je djali i tij!
Vetëm të paditurit nuk i nguci.
Humbja e ka terminologjinë e vet. Heshtja tregon se njeriu nuk e ka marrë me mend që do të jetë i humbur, prandaj nuk e di asnjë fjalë, asnjë term, që e përshkruan humbjen;
E humbën dhe e mundën: jetimët, beqaret, fakirët, të shëmtuarit, të divorcuarit, të vetmuarit, të varfrit, “kurvat”, të sëmurit, të burgosurit dhe bandillët.
Ky është një gozhdim me baza seksuale.
E gozhduan si Krishtin, por me fjalët e veta.
Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi.