Heidi Klum zënkë publike me të dashurin

Heidi Klum raportohet se ka pasur një zënkë publike me të dashurin e saj Martin Kristen derisa kishte darkuar në një restorant në New York. Modelja dhe i dashuri, i cili është edhe truproja i saj, ishin duke darkuar në një restorant me miq, kur gjërat ishin nxehur dhe Heidi raportohet se në mënyrë të vrazhdë është larguar nga restoranti. “Ata pinin me një mashkull tjetër në tavolinë, dhe gjërat u bënë të nxehta shumë shpejt”, ka thënë burimi për New York Post. “Ajo kishte pirë një gotë më shumë dhe ata kishin një fjalosje. Të gjitha çiftet kanë mosmarrëveshje, por shumica nuk vërehen kur i kanë ato”, ka thënë një burim tjetër i afërt me bukuroshen gjermane. /Telegrafi/