Rita Ora pa make up (FOTO)

Rita Ora nuk është vetëm fytyra e re e “Material Girl”, linja e re e veshjeve nisur nga Madonna dhe vajza e saj Lola, por ajo gjithashtu është shfaqur me një pamje krejt të re. Pas mbërritjes së saj në LAX pas një fluturimi nga Londra ditë më parë, Rita dukej ‘’cool’’ në një bluzë gri dhe një kapelë të zezë, por ajo që me të vërtetë shkëlqente ishte fytyra e saj! Normalisht Rita shquhet me buzët e kuqe të ndritshme dhe flokët e lëshuara, por këtë herë ajo u shfaq e gjitha natyrale me flokët e saj të mbledhura prapa. Mediat e huaja e vlerësuan këtë paraqitje si “ absolutisht e mrekullueshme”! Kjo është një anë Ritës që e kemi parë rrallë, por mediat amerikane shpresojnë se ajo do shfaqet me shpesh kështu, duke kthyer në trend mes të famshmëve bukurinë natyrale.