Vrasja në Laç, Topi: Përgjegjësia bie mbi politikën e vjetër

Kreu i Frymës së Re Demokratike i bëri thirrje sot qytetarëve të marrin pjesë sa më shumë në votime. Në një deklaratë për mediat pas votimit, ish-presidenti Bamir Topi komentoi edhe vrasjen në Laç duke bërë përgjegjës politiken e cilësuar prej tij si të vjetër. "Shfrytëzova të drejtën time për të votuar. Dua te jap një mesazh për shqiptaret. Shqiptarët të shfrytezojnë të drejtën e votës për të votuar. Jam i deshperuar për episodin e Lacit. Njerëzit nuk duhet të shkojnë tek pushteti për interesat e veta. Unë kam bindjen se ajo që ka ndodhur në Laç, është një moment shumë i keq për zgjedhjet dhe është produkt i një politike të vjetër. Ne nuk e meritojme që një episod i tille të ndodhi ne vitin 2013," u shpreh Topi.