Sëmundja e politikës shqiptare, deklarojnë fitoren para kohe

Nga BBC, USA Today, Reuters, Associated Press apo Boston Herald, disa nga mediat më prestigjozë në botë kanë komentuar zgjedhjet në Shqipëri.

Shumica e tyre shkruan sezgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Shqipëri nuk i shpëtuan modelit të shpalljes së fitores nga të dyja palët, pa pritur certifikimin e tyre nga institucionet përkatëse.


“Lideri i opozitës, Edi Rama, tha se “Shqipëria votoi dhe zgjodhi Rilindjen, fitorja në kuti është e thellë”. Pas tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi fitoren e koalicionit të majtë duke e quajtur si një “fitore plebishitare për opozitën” me 80 mandate të siguruara deputetësh e po keshtu, edhe Majlinda Bregu shpalli se Partia Demokratike është gati ta udhëheqë sërish Shqipërinë.Zgjedhjet në Shqipëri, një prej vendeve më të varfra të Europës, janë shenjuar nga dhuna dhe manipulimet që prej rrëzimit të komunizmit dy dekada më parë”, thotë BBC. 

Edhe AFP i ve theksin ne shkrim deklarimit te fitores paralele nga te dyja palet rivale PD/PS.

"Koalicioni në pushtet në Shqipëri, i kryeministrit Sali Berisha dhe opozita e majtë e udhëhequr nga socialisti Edi Rama kanë deklaruar fitoren në zgjedhjete përgjithshme të së dielës. Rezultatet e para zyrtare paraprake priten të hënën. “Rilindja ka fituar”, u tha Rama përkrahësve të koalicionit të tij të majtë. Vetëm disa blloqe larg, Berisha u tha gazetarëve në selinë e partisë së tij Demokratike se ai ishte “i bindur për fitoren tonë të madhe"-shkruan AFP.

Zgjedhjet kanë qenë edhe në fokus të agjencive e portaleve të tjera të njohura. Portali “Huffington Post” vë në dukje incidentin e rëndë në Laç, ku u vra një simpatizant partiak dhe u plagos një kandidat për deputet dhe një tjetër person.